DYLON

Abazi: Qeverisja Haziri si qeverisja sovjetike e Jelcinit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Shefi i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së në Gjilan, Sahit Abazi duke komentuar punën gjashtë mujore të kryetarit të komunës Lutfi Haziri, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se ky kryetar ka thyer premtimet e veta, ndërsa e ka atakuar për punësime, siç u shpreh ai, të paligjshme dhe të politizuara duke u krijuar mundësi punësimi njerëzve të LDK-së.

Ai ka rikujtuar premtimet e Hazirit përgjatë fushatës për depolitizimin dhe dekoncentrimin e administratës, porse, Abazi mendon se ky kryetar, sot kur ka e pushtetin, po e bënë pikërisht të kundërtën.

EkoHigjiena

Abazi ka përmendur rastin e disa të punësuarve tani së fundi, emrat e të cilëve i ka përmendur edhe në kuvend, që sipas tij, ata kishin festuar kaherë, ende pa u hapur konkursi i punës, pasi kishin siguri që kreu i komunës do të i punësoj, ani pse konkursi ishte publik dhe mund të konkurronin edhe të tjerë.

“E keqja e madhe e gjithë kësaj është se edhe shumë të interesuar të tjerë për këtë konkurs publik, të cilët ishin të shkolluar e me nivele akademike janë shfrytëzuar vetëm për të përmbushur normat e konkursit. Komuna ju ka borxh shumë këtyre konkurruesve sepse pikë së pari ju kanë humbur kohën e çmuar dhe një konkurs i tillë i ka fyer moralisht” shprehet Abazi, për të shtuar se disa punësohen pa konkurs fare, e disa as që ftohen në intervistë.

Ai përmend rastin e Kosovare Ademit, që sipas Abazit, pati fatin e tillë dhe se edhe pse kjo bijë e dëshmorit kishte konkurruar për tre pozita të punës, ajo as që është intervistuar fare.

“Ky kryetar, dikur akuzonte qeverisjen e PDK-së si qeverisje aziatike , sot ai po qeveris me metoda sovjetike, sikur qeveriste Boris Jelcinit me Rusinë në vitet e 90-ta”, shprehet tutje Abazi.

Ndryshe, Abazi u shpreh se përderisa kryetari i komunës së Gjilanit po i punëson njerëzit e LDK-së, së paku le të shikon që ata t’i përmbushin normat ligjore dhe të jenë në nivelin e duhur.

“Kryetar i Gjilanit Lutfi Haziri, qytetarët ju kanë votuar në bazë të premtimeve elektorale, mbani ato e mos i zhgënjeni kaq shumë, sikurse që jeni duke bërë deri tani”, ka dhënë këtë porosi për kryetarin e komunës, shefi i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së në Gjilan, Sahit Abazi.

/Edona JERLIU / 2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.