/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, shef i grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit , raportin gjashtëmujor të kryetarit të komunës që vet Lutfi Haziri e paraqiti para kuvendarëve, e quajti “raport i luluar”
Abazi tha se raporti që u prezantua nga kryetari i komunës Lutfi haziri ishte më tepër raport i të ardhmes, pjesa e konsiderueshme kishte të bënte me atë se çfarë do të ndodhë, e jo çfarë është bërë për këto gjashtë muaj.
Abazi duke folur me ironi tha se po ta dëgjonte ndonjë francez a suedez, prezantimin e raportit gjashtë mujor nga kryetari i komunës, sigurisht se do t’i mbushej mendja të vije e të jetojë në Gjilan, sepse një raport i tillë ishte aq i luluar mirë nga kryetari.
Ai tha se edhe opozita nuk mendon se çdo gjë është zi në Gjilan, por jo edhe krejt bardh siç e paraqiti kryetari i komunës. /2L ONLINE/