DYLON

Abazi: Lutë, ku të mbet Hambari i Gjilanit?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një kohë bukur të mirë të seancës së sotme e ka konsumuar çështja që kishte të bënte me ish objektin e Fabrikës së Bukës ‘Kualiteti”, e privatizuar vite më parë. Në fakt, për të biseduar për këtë çështje këmbëngulte opozita (PDK), derisa për pozitën, veqmas LDK-në, ajo pjesë është private dhe nuk i takon Kuvendit të merret me një çështje, se çfarë bënë dikush me pronën e tij. Megjithatë kjo çështje u fut në rend dite, u debatua gjatë dhe në fund rekomandimet e PDK-së u hodhën poshtë me votë, dhe kjo bëri që anëtarët e këtij subjekti opozitar ta lëshojnë seancën.

Sahit Abazi shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së tregon për Portalin 2LONLINE, se pse e lëshuan seancën e sotme të Kuvendit komunal të Gjilanit. Ai tha se nuk janë kundër biznesit privat. “Koalicioni aktual gaboi rëndë kur votoi kundër rekomandimeve të propozuara nga PDK, për shkak se ato rekomandime ishin konformë ligjit dhe n favor të pronarëve, bizneseve, por edhe qytetarëve të Gjilanit”, tha ai.

EkoHigjiena

Abazi ka thënë se ky pushtet sot votoi kundër konceptit bazik të demokracisë që është komunikimi. “Këta njerëz të pushtetit, të koalicionit qeverisës, sot vendosën kundër komunikimit me biznesin”, tha Abazi. Përndryshe, ai tha se krejt çfarë kërkuan ishte formimi i një komisioni të përbashkët i Kuvendit Komunal për të biseduar me pronarët, për hapjen e mundësive për ndërrim prone nëse është e nevojshme, për të mos ardhur deri te rrënim i objektit të ish Fabrikës së Bukës.

Përndryshe, Abazi ka rikujtuar se pikërisht kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Hziri në fushatë kishte kërkuar nga fermerët të mbjellin grurin sepse ua kishte premtuar atyre Hambarin e madh të “Kualitetit” në Gjilan, ku ata do ta shesin grurin, por se tani duhet shtruar pyetja: “Lutë, ku të mbeti hambari i Gjilanit?!”. Kjo doli të jetë edhe një mashtrim i radhës që ua pat bërë Haziri qytetarëve përgjatë fushatës, me premtime që nuk i mban, ka përfunduar fjalën e tij Sahit Abazi shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së . /2L ONLINE/