/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, shef i Grupit të Këshilltarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së ka kërkuar nga kryetari i komunës së Gjilanit që t’i ndalojë spastrimet politike në shëndetësinë e Gjilanit, që sipas tij kanë filluar e ku po ndërrohen shefat e reparteve, vetëm e vetëm, pse nuk janë LDK.
Abazi ka thënë se po bëhen spastrime politike ani pse ata që po i prek kjo janë profesionist në shëndetësi dhe punojnë mirë dhe ndaj tyre nuk ka vërejtje nga qytetarët, por se kjo po ndodh për shkak përkatësisë partiake, edhe pse në fushata ishte premtuar nga kryetari i komunës, por edhe përgjatë qeverisjes së tij, se do të kemi një qeverisje të mirë, një qeverisje qytetare, që nuk po del ashtu.
“Po del tani se qëllimi final i kësaj qeverisjeje është veçse rehabilitim i militantëve partiak që po dëshmohet me spastrimin në shëndetësi”, ka thënë Abazi.
Ai ka kërkuar nga të gjithë ata ndaj të cilëve bëhet presion politik të mos e shkelin ligjin sepse ka instanca më të larta, dhe ata do të kthehen në punë, siç ka ndodh edhe në Administratë.
“Të ndalet spastrimi politik, kjo nuk na qon askund”, ka thënë Abazi i PDK-së. /2L ONLINE/