/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, shef i Grupi të Këshilltarëve të PDK-së në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka kërkuar që të anulohet konkursi i shëndetësisë dhe të rishpallet për shkak se siç tha ai, janë evidentuar shkelje të shumta.
Abazi ka thënë se në konkursin në shëndetësi dhe në pranimin e punëtorëve, ka pas shkelje drastike si tek rasti i nënshkrimit të kontratës që atyre që ishin përfitues, që shtë bërë jo sipas rregullave pastaj kemi pas tejkalim ku janë pranuar 35 motra ndërsa ka qenë konkursi për 18. Pastaj ka qenë një listë tjetër nga komisioni, e një listë tjetër pranohet e shkelje të tjera.
“Nuk bëhet shëndetësia me militantë. Aty duhet të shkojnë më të mirët. Andaj pas shkeljeve të evidentuara duhet të anulohet konkursi në shëndetësi dhe të rishpallet ai”, ka kërkuar Sahiti i PDK-së. /2L ONLINE/