/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Gjilanit është duke debatuar për çështjen e Teatrit të Qytetit që po ballafaqohet me vite të tëra me probleme që duan zgjidhje dhe në këtë drejtim Sahit Abazi, shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së ka thënë se në këtë institucion gjendja është tejet e rëndë dhe e papranueshme dhe po që se nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, Gjilani mund të mbetet pa teatër.
Abazi tha se me muaj të tërë punëtorët janë pa paga, e ata që kontribuuan për të , kanë mbetur pa përkujdesje. Komuna duhet të ndaj fonde për teatër , gjë që akoma nuk po ndodh. Nevojitet fond emergjent për të mos e lejuar shuarjen. Duhet gjetur mënyra e pagesës së punëtorëve për pagat e mbetur, ka thënë Abazi.
Sipas tij, aktorët dhe stafi teknik duhet të paguhet nga një fondi veçantë i cili fond do të duhej po ashtu të financojë deri në pesë shfaqje në vit, duke përfshirë edhe një shfaqje për fëmijë. “Duhet gjetur edhe forma alternative të financimit të teatrit, dhe për këtë ka mundësi”, ka thënë tutje Abazi i PDK-së. /2L ONLINE/