/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, Shef i grupit të këshilltarëve Komunal të PDK-së, në Gjilan, ka derdhur një lum akuzash në adresë të pushtetit në Gjilan duke e akuzuar për keqqeverisje me Gjilanin, mandej nuk ka hezituar ta quaj Gjilanin kryeqytet të qenve endacak, duke iu referuar asaj se kjo qeverisje lokale nuk po është e aftë dhe nuk po mundet assesi ta zgjidh as këtë problem, këtë rrezik për qytetarët e Gjilanit, e lë më të merret me problematika edhe më të thella që ka Gjilani për të ofruar perspektivë për qytetarët e saj.
Abazi e ka quajtur qeverisjen e tanishme të LDK-së me partnerë, si qeverisje anemike, që vepron ad-hoc, që nuk ka sistem pune, por qeveris pa program. Ai përmendi prapë ndërtimet pa leje, që sipas tij jo që nuk ndalen por vazhdojnë dhe kjo qeverisje nuk po mundet t’i ndalë dhe për ktë fakt kemi që deri më tani nuk kemi rrënime të objekteve pa leje.
Ai ka përmendur edhe lumin Mirusha në të cilën nuk ka pas , siç u shpreh ai, as një gram punë, për t’u përmirësuar gjendje. Ndryshe, ai kritikoi pushtetin edhe për nepotizëm në punësim, me një arsim në gjendje të rëndë ku po ashtu punësimi bëhet në baza familjare e partiake. Po ashtu kjo qeverisje është fajësuar edhe për deponi të shumta të mbeturinave dhe për zero perspektivë që po iu ofron qytetarëve të saj. /2L ONLINE/
/foto-arkivi/