/2L ONLINE/ – Sahit Abazi, shef i grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke folur për këtë gjashtëmujor të punës së Kuvendit, por edhe të ekzekutivit tha se po vazhdon avazi i keqqeverisjes me Gjilanin duke akuzuar të parin e komunës se nuk po ofron zgjidhje për qytetarë me qeverisjen e tij, përkundër premtimeve të bëra, por përkundrazi po e vazhdon degradimin e Komunës me keqqeverisjen e ofruar qysh nga fillimi i mandatit të tij.
Abazi tha se Kuvendi Komunal për faj të kësaj qeverisjeje nuk ka rezultate pozitive as në këtë gjashtëmujor pasi nuk po e kryen detyrë ne saj për të bërë zgjidhje për qytetarët. Ai tha se qeverisja Haziri në vend se të ofrojë zgjidhje për probleme ai po krijon probleme vet dhe kjo është parë edhe me statutin e komunës sipas të cilës edhe u bë shuarja e dy drejtorive asaj të inspekcionit dhe të Kulturës, Rinisë e Sportit, që derivuan pastaj me probleme në këto fusha.
Si ilustrim për këtë, Abazi mori shembull gjendjen e rëndë në Teatrin e Qytetit të Gjilani ku vazhdon degradimi i këtij institucioni dhe qeverisja Haziri jo që nuk bëri zgjidhje të përhershme çfarë i duhet këtij teatri por nuk p bënë as zgjidhje të përkohshme. Tani së fundi janë disa lëvizje por se edhe këto me iniciativë të PDK-së opozitare.
Shembull tjetër i problemeve të derivuara me shuarje drejtorish, është rasti i ndërtimeve pa leje që ,siç shprehet Abazi “po mbijnë si kërpudha”, dhe qeverisja Haziri jo që nuk po i ndal por me veprimet, përkatësisht mosveprimet e saja, po krijon përshtypjen se në Gjilan, kushdo mund të ndërtojë kudo, çfarëdo e si të dojë sepse mekanizmat e pushtetit nuk reagojnë dhe kjo shihet edhe nga ajo që nuk kemi asnjë rrënim të ndërtimeve pa leje përkundër denoncimeve që janë bërë nga PDK.
Abazi tha se ky gjashtëmujor rezulton edhe me faktin se lumi Mirusha po vazhdon të jetë një serial i pafund dhe rikujtojë se vetëm nën qeverisjen e PDK-së aty është punuar por se punët kanë stagnuar në qeverisen Haziri, duke bërë që kjo problematikë të jetë barrë e rëndë për qytetarët e Gjilanit e veçmas ata që jetojnë në afërsi të lumit.
Duke folur për ekzekutivin, Abazi i PDK-së kritikojë të pari ne Komunës që edhe pas dy vitesh nuk po mund ta kompletojë siç duhet qeverisjen e tij pasi po vazhdon të punojë me ushtrues detyre nëpër drejtori përkatëse, gjë që ishte arsyetuar po të ishte vetëm në tre muajt e parë por jo deri tani.
Abazi ka folur edhe për vizitat e ministrave dhe personaliteteve tjera në Gjilan dhe vizitat e Hazirit jashtë vendit duke thënë se ato Haziri po i bënë për nevoja të tija e jo për qytetarët sepse akoma nuk po shihet ndonjë e mirë nga këto vizita, përveç publicitetit të interesuar për vetë e tij.
Haziri me të tjerët që po vijnë duke dal nëpër fotografi dhe në media po mundohet të krijojë përshtypje se po realizohen projekte e po vijnë investime por harrnimi i 200 metrave rrugë është veç mashtrim optik ngase infrastruktura në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, ka thënë Abazi.
Ai shtoi tutje se Haziri nuk po i mbanë premtimet e dhëna në fushatë, ato nuk po konkretizohen as për këto dy vite dhe se fjala e përdorur nga ai “depresion ekonomik” është thelluar shumëfish tani dhe se bizneset po falimentojnë pasi po u mungon përkrahja e institucioneve.
Duke folur për punën e anëtarëve të kuvendit komunal nga radhët e PDK-së, Abazi tha se si opozitë ata janë aktiv, alternativë dhe denoncues dhe në këto tri drejtime Grupi i PDK-së ka treguar vetëm. Por, sipas tij, opozita në Gjilan merret parasysh vetëm kur pozita ngelet pa alternativë dhe iu bije mirë përndryshe mbivotimet e bëjnë të tyren edhe nëse pozita nuk është fare e arsyeshme dhe opozita ofron alternativë të mirë për qytetarin, sepse këtij pushteti i intereson vetvetja.
Dhe krejt në këtë pellg të zi të qeverisje Haziri, shefi i grupti të PDK-së Sahit Abazi përmend dy tri grimca pika të bardha, duke vlerësuar me notë pozitive drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, përpjekjet e drejtorit të Administratës a të Shërbimit Publik, por edhe iniciativë e kryetarit të komunës për ndërtimin e shtëpive për familjet me nevojë.
Përndryshe, Abazi paralajmëroi opozitë edhe më të fortë nga PDK-ja pas muajit shtator, kur pritet që partia e tij t’i kryej reformat dhe të zgjedh edhe organet drejtuese dhe kryetarin. Aktualisht PDK është me koordinator, por edhe tejet pasive si subjekt. Ky subjekt politik deri më tani është mbajtur “gjallë”’, në skenë politike pikërisht nga zëri i anëtarëve të Kuvendit ku është e përfaqësuar me shtatë anëtarë, prej të cilëve mund të thuhet po ashtu se vetëm gjysma e saj është në elementin e saj. /2L ONLINE/