aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar përmes një njoftimi për media, ku thuhet se seanca duhet të ndalet, ndryshe pasojat brenda ose jashtë tij do t`i mbajnë ata që po urdhërojnë mbajtjen e saj.
Ja njoftimi e plotë:
E kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës, dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet. Mirepo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja.
Në një situatë të tillë, Opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjetë të pazakonshme për pëngimin e kësaj seance.
Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm, dhe ta përfillin kërkesën e Opozitës dhe të Shoqërisë Civile për shtyerjen e seancave të reja.
Ndryshe cdo esaklim i situatës në Kuvend ose jasht tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet séance e sotme.