/2L ONLINE/ – Ardit Kastrati, ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE, se ka vendos të braktisë AAK-në dhe për këtë edhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës Dardania -II-, madje edhe nga të qenit anëtar, aktivist dhe votues i thjeshtë i derisotshëm i këtij subjekti.
“Po largohem nga anija e cila po shkon drejt fundosjes”, ka thënë Kastrati pas aktit të dorëheqjes.
Ai tha se duke e parë që Dega e AAK-së në Gjilan, po udhëhiqet nga “disa” njerëz që shohin vetëm interesin e tyre personal e familjar, ku me veprimet e tyre po e dërgojnë partinë drjetë fundosjes, kam arrë këtë hap për të dhënë dorëheqje nga të qenit kryetar nëndege Dardania -II- , si dhe nga të qenit aktivist e votues i thjeshtë i AAK-së.
“Kërkoj falje nga të gjithë ju, që ju kam shqetësuar dhe kam ndikuar tek ju gjatë kohës së zgjedhjeve për të votuar këtë subjekt politik“, thotë Ardit Kastrati. /2L ONLINE/
Dikur!