DYLON

AAK: Qeveria të mos i kërcënojë mësimdhënësit, por t’i kryejë obligimet

Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e shqetësuar me kërcënimet e Kryeministrit dhe Ministrit të Financave ndaj mësimdhënësve grevistë të cilët kanë hyrë në grevë, pasi Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur në tërësi asnjërën prej kërkesave të parapara me Kontratën Kolektive, të nënshkruar nga kryeministri i mëparshëm.

“Departamenti i AAK-së për Arsim i përkujton kryeministrit se procesi i qeverisjes së vendit nuk ka filluar nga ky koalicion, prandaj obligimet e marra më parë duhet të përmbushen.

EkoHigjiena

Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, sipas ligjit për greva, kanë të drejtë të protestojnë për realizimin e qëllimeve të ligjshme, të cilat qeveria po i injoron në vazhdimësi.

Në një situatë të tillë të krijuar, përgjegjësinë kryesore për humbjen e mësimit nuk e mbajnë mësimdhënësit, por Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila në vend të një strategjie të mirëfilltë për dalje nga kjo situatë po e përdor gënjeshtrën si arsyetim për mospërmbushjen e obligimeve.

Departamenti i AAK-së për Arsim fton Qeverinë që në vend të kërcënimeve dhe shantazheve, t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese dhe të kontribuojë në vendosjen e rregullit dhe të rendit ligjor në segmentin më vital të jetës, arsimimin e gjeneratave të reja”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.