AAK propozon krijimin e Gjykatës në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit. Verdikti i tij është dhënë dhe kjo është çështje e mbyllur, gjë që do të thotë se jemi në pikën zero.
AAK propozon krijimin e Gjykatës për Krime Lufte në Kosovë, e cila nuk do të jetë seleketive, por do t’i trajtojë të gjitha krimet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të gjitha viktimat, pa dallime.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, javën e kaluar, i ka hedhur poshtë të gjitha aktivitetet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për krijimin e gjykatës speciale në formën siç ishte propozuar. Me këtë nënkuptojmë tërë letërkëmbimin e Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, letërkëmbimet tjera, nenet, ligjet etj.

Kuvendi i Kosovës është sovrani dhe përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i vullnetit të popullit. Verdikti i tij është dhënë dhe kjo është çështje e mbyllur, gjë që do të thotë se jemi në pikën zero.

AAK propozon krijimin e Gjykatës për Krime Lufte në Kosovë, e cila nuk do të jetë seleketive, por do t’i trajtojë të gjitha krimet, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend për të gjitha viktimat, pa dallime.
AAK propozon krijimin e një gjykate vendore që do të merret me krimet e luftës, të bazuar në krimet e dyshuara e të raportuara nga z. Dick Marty dhe prokurori ndërkombëtar, z. Clint Williamson. Në kuadër të kësaj gjykate, konform kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës të krijohet edhe një dhomë e posaçme, ku do të mundësohet ekspertizë ndërkombëtare, në të cilën do të përfshihen të gjitha shqetësimet e mundshme për procese të drejta gjyqësore, si p.sh. mbrojtja e plotë e dëshmitarëve dhe të tjera.
Me këtë Kosova fillon një epokë të re në zhvillimin e sistemit juridik dhe marrjen e të gjitha përgjegjësive, komform subjektivitetit të vet si shtet sovran dhe i pavarur.
RH

KOMENTE