Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në një “luftë virtuale” me grupe që mbështesin islamin “radikal” në Kosovë.
Deklaratat e liderit të kësaj partie se nuk i “respekton flliqanat me mjekra që mundohen të na tregojnë çfarë është besimi”, ka bërë që në rrjetin social facebook të hapet një faqe e veçantë, nga ky komunitet që është tepër aktiv online.
“Të gjithë kundër Ramushit” është emri i grupit në facebook, që ka marrë mbi 19 mijë pëlqime.
Në këtë faqe janë akuzuar për fyerje nga më të rëndat për liderin e AAK-së, dhe ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj. Atij i janë kujtuar, veç tjerash, shumë ish-bashkëluftëtarë të tij që kanë bartur mjekra, duke nisur që nga komandanti legjendar Adem Jashari, komandant ‘Mjekrra’ e disa të tjerë, shkruan Tribuna.
Ky veprim i këtij komuniteti ka bërë që veteranët e UÇK-së dhe familja e Nijazi Azemit – komandant ‘Mjekrra’ të kërkojnë publikisht që të ndalen abuzimet me emrin e këtij komandanti nga, siç thuhet, “grupe të caktuara antikombëtare” që përdorin emra të dëshmorëve.