DYLON

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor
Avatar photo Redaksia

“Këshilli Politik është organ i degës i cili analizon, këshillon e vepron në përputhje me interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.  Këshilli Politik përbëhet nga njerëz me kredibilitet të lartë profesional, kombëtar e njerëzor, emra të njohur, të respektuar e të dëshmuar në secilën etapë të historisë sonë”, kanë thënë drejtues të Aleancës (AAK) së Gjilanit, të cilët kanë bërë me dije se është mbajtur edhe takimi i parë i këtij Këshilli Politik të AAK-së, dega në Gjilan.

Kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica ka bërë me dije se në kuadër të AAK-së në Gjilan funksionojnë 12 departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor.

EkoHigjiena

“AAK po rritet çdo ditë, në qytet e në fshatra, në Gjilan e kudo tjetër në Kosovë sepse është vlerësim i përgjithshëm se është subjekti i vetëm që përfaqëson të djeshmen, të sotmen dhe garanton të ardhmen”, ka thënë Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.