DYLON

AAK: “Lirojeni deputeten Kadaj-Bujupi”

Avatar photo Redaksia

Kryeasia e AAK-së, në një mbledhje të mbajtur para pak çastesh, ka vlerësuar se arrestimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi, është një arrestim politik dhe s i tillë duhet të përfundojë menjëherë.

AAK e konsideron krejt të panevojshëm ndalimin dhe arrestimin e deputetës, dhe u kërkon organeve të drejtësisë që të mos zbatojnë urdhërat e politikës, dhe ta lënë deputeten të lirë. Arrestimi i deputetëve, për aktivitetin e tyre politik, cfarëdo qoftë ai, është mesazh i keq për shtetin e së drejtës në Kosovë.

EkoHigjiena

Anëtarët e kryesisë së AAK-së, në shënjë revolte ndaj këtij vendimi politik, janë nisur për një protestë përpara qeverisë së Kosovës, me të vetmën porosi “Lirojeni deputeten Kadaj-Bujupi”!, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.