DYLON

AAK: Kjo qeveri po talletr me të ardhmen e Forcave të Armatosura

Avatar photo Redaksia

Departamenti i AAK–së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, vlerëson se dështimi i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, është si pasojë e paaftësisë e neglizhencës së qeverisë së vendit.
Kjo qeveri, sipas AAK-së ka krijuar imazh të keq dhe përshtypje negative, duke u tallur me të ardhmen e Forcave të Armatosura dhe sigurinë nacionale të Kosovës.

Kjo situatë, sipas AAK-së, në mënyrë eksplicite ka ardhur si rezultat i vizionit të munguar nga LDK-ja, përkatësisht nga kualiteti i dobët i qeverisjes së koalicionit PDK – LDK.

EkoHigjiena

Në një reagim të kësaj partie thuhet se AAK ka qenë dhe është kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Ndërsa vonesat e pakuptimta politike e ligjore në këtë drejtim, sipas AAK-së, janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme.

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet të mbetet prioritet strategjik.

“Ne si parti insistojmë, që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe. Ne si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së, kërkojmë që FAK –u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloji nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e FAK –ut”, thuhet në një komunikatë për media.

Departamenti i AAK–së për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, po ashtu i vlerëson negativisht, pa qartësitë qeverisëse për themelimin e FAK-ut nga koalicioni PDK – LDK dhe Lista Serbe. Qeveria Mustafa sipas tyre nuk ka treguar minimumin e përgjegjësisë kushtetuese, aftësi politike e as kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës së sigurisë, për t’iu ofruar qytetarëve krijimin e ushtrisë, klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj për perspektivën e euro-atlantike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.