DYLON

AAK: Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë

Avatar photo Redaksia

AAK përmes një komunikate për media reagoi edhe njëherë kundër koalicionit PDK-LDK. Dy kompani politike kanë ndërtuar konsorciumin oligarkik për përfitime në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, si dhe për vazhdimësinë e kapjes së shtetit. Kështu vlerëson koalicionin PDK-LDK, Kryesia e AAK-së pas një mbledhje të mbajtur me kryetarët e degëve të këtij subjekti.

Përmes një komunikate për media ata thonë se koalicioni i lartpërmendur do të synojë fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme, dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë.

EkoHigjiena

AAK apelon te qytetarët e Kosovës, shoqëria civile dhe mediat që të mos nënshtrohen asnjëherë ndaj të keqes së pritur.

Thuhet se në këtë mbledhje Kryesia vlerësoi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të rëndë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Aleanca shprehë bindjen se koalicioni i krijuar ka për synim dëmtimin e demokracisë, vazhdimin e keq-qeverisjes, rritjen e shpenzimeve qeveritare, rritjen e luksit të qeveritarëve dhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.