DYLON

AAK-ja neutrale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Degës të mbajtur gjatë ditës së sotme,  ka marrë vendim që të qëndrojë neutrale sa i përket koalicionit me dy partitë që garojnë në balotazh, për kryetar të komunës së Gjilanit.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka folur për ofertat dhe bisedimet që ai ka pasur me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat ka thënë se nuk janë në përputhje me interesat dhe parimet e Aleancës.

EkoHigjiena

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, i cili ka kërkuar nga struktura unitet dhe angazhim për ruajtjen e subjektivitetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, ndërsa pos nënkryetarit Isufi në takim mori pjesë edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi.

Në këtë takim u theksua se është e drejtë e qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të votojnë sipas vullnetit të tyre. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.