(2LONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Degës të mbajtur gjatë ditës së sotme, ka marrë vendim që të qëndrojë neutrale sa i përket koalicionit me dy partitë që garojnë në balotazh, për kryetar të komunës së Gjilanit.
Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka folur për ofertat dhe bisedimet që ai ka pasur me PDK-në dhe LDK-në, për të cilat ka thënë se nuk janë në përputhje me interesat dhe parimet e Aleancës.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i AAK-së në nivel Qendror Ahmet Isufi, i cili ka kërkuar nga struktura unitet dhe angazhim për ruajtjen e subjektivitetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, ndërsa pos nënkryetarit Isufi në takim mori pjesë edhe deputeti i parlamentit të Kosovës Nijazi Idrizi.
Në këtë takim u theksua se është e drejtë e qytetarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të votojnë sipas vullnetit të tyre. /2lonline/