DYLON

AAK-ja e Gjilanit shënoi përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj

AAK-ja e Gjilanit shënoi përvjetorin e 24-të, pjesëmarrës edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj
Avatar photo Redaksia

“Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, vëmendje të merituar, që nuk e kishte pasur në qeveritë paraprake”, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, ku subjekti që drejton, dega e Gjilanit, ka shënuar 24-vjetorin e themelimit.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Gjilan, degës së parë në nivel vendi, bashkë me kryetarin, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritëm nga Naim Aliu me bashkëpunëtorë të cilët i falënderuam përzemërsisht për bashkëpunimin e sinqertë, për kontributin e dhënë ndër vite dhe rolin e tyre në shoqëri”, ka  bërë me dije Haradinaj.

EkoHigjiena

Më pas, shtoi Haradinaj, në selinë e Aleancës në Gjilan, mirëpritën dhjetëra anëtarë të rinj të cilët u bashkuan në familjen politike të AAK-së, e cila është shndërruar në adresë serioze për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre për Gjilanin e për Kosovën. Aleanca është subjekti më serioz për përparimin ekonomik të vendit dhe integrimit euroatlantik.

“Në fund të ditës, kisha nderin të ndaj mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për shqiptarët, kishin vendosur të krijonin organizimin paralel të sportit në kohën e okupimit. Shpirti atdhedashës i tyre, kishte kapërcyer edhe ato që dukeshin të pamundura. Lidhja e Sporteve ishte më shumë se sport, ishte për kombin, për lirinë e Kosovës”, ka thënë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirënjohës ndaj atyre që aderuan por edhe të sportistëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në sferën e sportit, gjatë viteve të 90-ta, janë treguar edhe kreu i degës së AAK-së, Nazim Gagica, ish komandanti i Zonës së Karadakut të UÇK-së, ish ministri e deputeti, Ahmet isufi si dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, së Gjilanit.

“Hapësira për veprim në Aleanca nuk ka munguar asnjëherë, nuk do të mungoj as tani. Ardhjet e reja na fuqizojnë dhe na bëjnë subjekt politik të fortë dhe të gatshëm për me i dhënë Gjilanit qeverisje të cilën e meriton dhe e cila i ka munguar”, ka thënë Gagica.

Ai shtoi se bashkë me kryetarin Haradinaj, struktura të degës, deputetë e zyrtarë të Aleancës nga niveli qendror, nderuan me mirënjohje anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, vite këto të rënda për shqiptarët. Kontributi i tyre për sportin dhe për çështjen kombëtare është i pazëvendësueshëm.

Gagica ka thënë se ndarja e mirënjohjeve për ta është nder për neve dhe se janë mirënjohës ndaj kryesisë e ndaj secilit sportist dhe sportiste që ishin pjesë e sportit në kohën e regjimit, atëherë kur gjithçka ishte e rëndë.

“Me kryetarin Haradinaj u mirëpritëm nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan, Naim Aliu me bashkëpunëtorë. E falenderuam për bashkëpunimin dhe kontributin e tij dhe të BIK-ut dhënë ndër vite për komunitetin dhe përgjithësisht për Gjilanin. Bashkëpunimi ynë është tradicional, i sinqertë dhe i tillë do të mbetet. Urime Aleancë 24-vjetorit i themelimit”, ka thënë kryetari i Degës së AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.