DYLON

AAK-ja e Gjilanit e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

AAK-ja e Gjilanit e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, përmes një komunikate  e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc, për shkak të neglizhencës së institucioneve aktuale në procesin e punimeve.

Më tej në komunikatë thuhet:

EkoHigjiena

Kjo rrugë është projekt i përkrahur dhe i filluar në qeverinë Haradinaj, projekt i cili është ndërprerë nga qeveria Kurti e më pas kanë premtuar se punimet do të përfundojnë në korrik të këtij viti.

Punimet janë shumë larg përfundimit.

Pronarët e bizneseve janë ata që po e pësojnë më së rëndi. Në sezonën kur ata duhet të ngjallen sado pak nga fluksi i madh i mërgimtarëve, ata duhet ta paguajnë koston e lartë si pasojë e qeverisjes së dobët dhe të papërgjegjshme.

Përveç bizneseve, katrahura e krijuar tanimë në këtë rrugë po sjell telashe të mëdha që në ditët e para të ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë.

Bashkëatdhetarët duhet t’i kalojnë pushimet pa u përballë me të tilla telashe në komunikacion. Humbja e kohës në kolona, përveç që është irrituese për ta, është edhe imazh i keq për Gjilanin.

Qeveria Kurti fillimisht, e ajo në nivel lokal në tani, i kanë ndalur të gjitha projektet e filluara në Gjilan. E kanë ndal edhe autostradën.

I bëjmë thirrje institucioneve lokale dhe qendrore që ta përfundojnë rrugën në fjalë sa më parë në mënyrë që tu krijohen kushtet e mira për biznese dhe për qarkullimin e trafikut.

Duhet të jeni të përgjegjshëm në raport me qytetarët.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.