DYLON

AAK, homazhe pranë lapidarit të atdhetarit Xhavit Ahmeti

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga anëtarë të strukturës së tij, sot kanë bërë homazhe pranë lapidarit të atdhetarit të shquar Xhavit Ahmeti në Përlepnicë.

Me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së atdhetarit të shquar Xhavit Ahmeti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan, ka përkujtuar me krenari veprën e madhe dhe të pashuar të tij për kombin shqiptar.

EkoHigjiena

“Ne qytetarët e Përlepnicës sikurse edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ndihemi krenar për Xhavit Ahmetin dhe veprën e madhe të tij për kombin shqiptar. Institucionet sot është dashur të jenë këtu për ta nderuar këtë figurë të madhe të shqiptarëve e jo të merren me fushatë, sepse ky njeri ka dhënë jetën për qytetrët e Kosovës dhe Gjilanit”, ka thënë Kadriu.

Xhavit Ahmeti, i cili punoi pa ndalë dhe u flijua për çështjen kombëtare, është krenaria e Gjilanit dhe gjithë Kosovës. Është figurë e atdhedashurisë, mbrojtjes së arsimit, përkushtimit dhe flijimit për kombin tonë.

Ai ka dhënë një kontribut të madh me punimet e shumta shkencore, duke pasur kështu një ndikim të konsiderueshëm sidomos në fushën e arsimit, ku përpjekje kryesore e tij ka qenë mbrojtja dhe zhvillimi i sistemit të pavarur arsimor në Kosovë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.