DYLON

AAK: Formimi i Ushtrisë, ditë historike për Kosovën dhe rajonin

AAK: Formimi i Ushtrisë, ditë historike për Kosovën dhe rajonin
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, e përshëndet vendimin me votë unanime të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës.

Pas shumë përpjekjesh e sakrificash, mundime e procese të rënda e të shumta, po përmbyllet procesi i shtetndërtimit. Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, si rrallëherë kapërcej çdo ndasi e mospajtim, dhe miratoi pakon ligjore që e bënë FSK-në Ushtri të Kosovës.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe i Ministrisë së Mbrojtjës, është vendim historik për Kosovën, për rajonin, dhe për mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë, siç është NATO. Ushtria e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon, është garantuese e paqës dhe sigurisë, dhe siguron trajtim të barabartë për të gjitha etnitetet në Kosovë.

EkoHigjiena

Ushtria më e re, nuk është formuar kundër askujt, por është vendim sovran i shtetit.

Vendet e pavaruar dhe sovrane, vendosin për rregullimin e brendshëm shtetëror, andaj ky hap i sotshëm i organit më të lartë shtetëror, Kuvendit, është hap i cili lehtëson dhe ndihmon mekanizmat më të fusqishëm ndërkombëtar të sigurisë, për ruajtjen e paqes në rajon e botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.