AAK edhe me një nëndegë

Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan njëherit kandidat për kryetar të komunës Rexhep Kadriu, ka marrë pjesë në kuvendin për themelimin e nëndegës së re në rrugën e Prishtinës.

Kryetari Kadriu, ka thënë se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve, AAK themelon nëndegën e tretë në rrugën e Prishtinës, ndërsa ka bërë thirrje që të zgjidhet një kryetar, i cili propozon një kryesi me gjithpërfshirje të lagjes.

“Unë si kryetar, kam fillu me aksione, me punë. I kam ndihmuar qytetarit aty ku kam pasur mundësi dhe ku e kam parë që është e nevojshme. Investimet e komunës kanë qenë shumë të pakta ose nuk ka pasur fare. Komuna ka investuar vetëm aty ku ka pas bastion të vetin dhe jo dikund tjetër, prandaj unë premtojë që në të ardhmen, do të kem investime në çdo lagje dhe nuk do të bëjë diferencime”, ka thënë Kadriu.

Ai ka thënë se beson që kjo nëndegë do të jetë e fortë në të ardhmen, sepse ka interesim të qytetarëve për të punuar dhe për tu angazhuar.

Kadriu, në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari i parë dhe bartësi i listës Selami Xhemaili, si dhe anëtarët e kryesisë dhe kandidatët për këshilltarë komunal Mimoza Kadriu, Xhylie Hajdari dhe Fadil Ramadani. /2lonline/

KOMENTE