DYLON

AAK e NISMA me marreveshje për koalicion parazgjedhor

Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Me këtë rast Limaj ka ftuar edhe partite e tjera që t’ju bashkohen kësaj marrëveshje.

”Në mënyrë të përgjegjshme AAK dhe NISMA kanë ndërtuar marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor, duke ftuar edhe tjerët që të na bashkohen’’, ka thënë Limaj.

EkoHigjiena

Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partive e shoqërisë civile që së bashku të ndryshojnë gjendjen në vend.

Marrëveshja:

Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;

Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:

– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,

– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),

– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.