/2L ONLINE/ – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan e ka përmbyllur vitin 2015 në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi përveç sukseseve të treguar në hisen e saj të bashkëqeverisjen me Gjilanin, edhe në aspektin partiak janë shënuar avancime dhe se kjo më së miri u pa me aderimet e reja, të mbi 70 anëtarëve, të cilët përqafuan vizionin e AAK-së, vlerësojnë drejtuesit e këtij subjekti politik.
Shih për këtë, AAK-ja e Gjilanit, ka organizuar një takim përmbyllës të këtij viti si shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e palodhshëm të aktivistëve, për fuqizimin e AAK-së si dhe kontributin e gjithë anëtarësisë për të mirën e qytetarëve. me këtë rast, të pranishmëve iu është drejtuar edhe nënkryetari i AAK-së nga niveli qendror Ahmet Isufi, i cili ka vlerësuar kontributin e secilit, pastaj në emër të Aleancës së Gruas foli kryetarja Magbule Shkodra, cedila vlerësojë angazhimin e zonjave dhe zonjushave të AAK-së në rritjen e AAK-së dhe fuqizimin e saj, sikurse një falënderim në emër të rinisë erdhi nga kryetarja e ARK Diellza Hoti.
Përndryshe, të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Degës së AAK-së, njëherësh, nënkryetar komune i cili ka falënderuar strukturën e AAK-së, kryetarët e nëndegëve , Aleancën e gruas, të rinjtë e AAK-së dhe krejt anëtarësinë dhe simpatizantët e këtij subjekti, për mundin dhe angazhimin e treguar përgjatë vitit 2015, në të mirë të qytetarëve.
Kadriu tha se Kosova gjatë këtij viti kaloi një periudhë të rëndë, dhe shtoi se viti 2016 do të jetë sfidues për qytetarët e Republikës së Kosovës
Një lajm i mirë për degën e AAK-së në Gjilan vjen për këtë fundvit aderimi i 70 anëtarëve të ri ku me këtë rast kryetari Kadriu ju shprehi mirëseardhje si dhe i vlerësoi për besimin që kanë ndaj AAK-së , tani subjekt edhe i tyre, si dhe për mbështetje për vizionin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndërtimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Gjatë muajit janar jemi në përgatitje të aderimit edhe të një numri të madh të intelektualëve të Gjilanit dhe rinisë gjilanase, ardhje do të ketë edhe nga partitë e tjera”, ka thënë KAdriu, për të shtuar se e gjithë kjo po ndodh falë besimit të krijuar në udhëheqjen komunale e përfaqësuar nga dy drejtorët, kuadro të AAK-së, ai i Administratës, Nazim Gagica dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik Agim Zuzaku, si dhe puna e madhe edhe e vet atij nga pozita e nënkryetarit të komunës. /2L ONLINE/