DYLON

AAK do ta mbështetë në balotazh Arifin e PDK-së

Avatar photo Redaksia

Viti – (2LONLINE) – Nexhmedin Arifi, kandidati i PDK-së për kryetar komune që do të garojë në balotazh kundër Sokol Halitit të LDK-së, do ta ketë mbështetjen edhe të  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti. Pasi  u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit mes këtyre dy subjekteve.

Kryetari i degës së AAK-së në Viti Visar Demiri është shprehur se Koalicionin me PDK-në e konsideron të natyrshëm dhe se për këtë marrëveshje kanë marrë edhe bekimin në qendër, derisa kandidati për kryetar komune Nexhmedin Arifi, theksoi se ky koalicion është rezultat i punës së mirë që kanë pasur gjatë 4 viteve të kaluara me AAK-në.

EkoHigjiena

Arifi tha se shpreson se do të fitoj garën në balotazh  dhe bashkë me AAK-në  do ta qeverisin Vitinë  në 4 vitet e ardhshme.

Përndryshe, bazuar në rezultatet preliminare LDK me kandidatin Sokol Haliti  ka arritur të ketë  36.24  për qind % të votave ndërsa, Nexhmedin Arifi nga PDK 23.14  për qind. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.