DYLON

AAK dhuna policore kundër deputetëve e pafalshme

Avatar photo Redaksia

AAK thotë se dhuna policore kundër deputetëve është e pafalshme. Dhuna policore kundër deputetëve, në hapërsirat e Kuvendit të Kosovës, është e pafalshme, e papranueshme, plotësisht e ngjashme me shtetet diktatoriale dhe e pashembulltë në Kosovë.

Pamjet filmike që dëshmojnë sjelljen e dhunshme të Policisë ndaj deputetëve të popullit tregojnë gjendjen tepër të rëndë të kapjes së shtetit dhe vendosjes së Shtetit Policor.

EkoHigjiena

Urdhërdhënësit politikë të kësaj sjelljeje diktatoriale duhet ta kenë të qartë se as Serbia e Millosheviqit nuk ka mundur të ndalë vullnetin e shqiptarëve në Kosovë.

Nuk do ta ndalin as këta që në forma të ndryshme i kanë shërbyer regjimit diktatorial të Serbisë gjatë okupimit apo në vitet e 1980-ta, dhe as ata që kanë zhvatur, kriminalizuar qeverisjen në Kosovë dhe kanë vjedhur Dhomën e Dëshive në Polici.

Urdhërdhënësit politikë duhet ta kenë të qartë se janë përgjegjës për këtë gjendje që kanë shkaktuar në Kosovë dhe duhet të përballen me pasojat.Tashmë, këta kanë kaluar çdo kufi dhe për këtë do të mbahen përgjegjës, si urdhërdhënësit ashtu edhe zbatuesit, transmeton RTKlive!