DYLON

AAK: Dhjetëra mijëra qytetarë i thanë jo qeverisë Mustafa

Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kanë apeluar me anë të një komunikate që të tërhiqen të gjithë të përfshirët në incidentet e dhunshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe lideri i saj Ramush Haradinaj kanë apeluar me anë të një komunikate që të tërhiqen të gjithë të përfshirët në incidentet e dhunshme pas protestës së sotme të opozitës në Prishtinë.

EkoHigjiena

“Protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta. Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa.

Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj.

Ne si parti politike u shprehim falënderimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jenë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin.

Aleanca jonë do të vazhdojë të jetë e lidhur ngusht me qytetarin e vendit edhe në këto momente të ndjeshme!

AAK, njëkohësisht shpreh keqardhjen për incidentet që pasuan protestën e sotme.

Prandaj AAK dhe Kryetari Haradinaj, ftojnë të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vet e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësaj qeverie.

Incidentet e dhunshme janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar.”, thuhet në komuniaktën e AAK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.