DYLON

AAK: Deklaratat e Pack, në kundërshtim me vlerat evropiane

Avatar photo Redaksia

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, iu ka kundërpërgjigjur eurodeputetes Doris Pack, e cila përmes rrjetit social Twitter ka deklaruar se “ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi”, duke menduar në liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “përderisa ish – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dëshmuar gatishmëri për ta lënë pozitën e tij dhe për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, po e mban peng këtë pozitë”.

EkoHigjiena

“Ramush Haradinaj, si i nominuar për kryeministër, e ka përkrahjen e përfaqësuesve të gjysëm milionë qytetarëve, respektivisht shumicës parlamentare, ose 70 për qind të tyre”, ka vlerësuar Kadaj-Bujupi, duke shtuar se deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike, të cilat vendi ynë po synon t’i jetësojë.

“Kjo ndërhyrje është edhe në kundërshtim me vlerat e vendit nga e cili është eurodeputetja Pack, sepse është ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi.

Ndonëse nuk i ka përmendur emrin, Pack e ka lënë të kuptohet se fjalën e ka për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, subjekti i të cilit i ka fituar rreth 10 për qind të votave në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në profilin e saj në Twitter, Pack ka shkruar: “Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 për qind të elektoratit”.

Në të njëjtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK – LDK.

“Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK –LDK. Kosova ka nevojë për ju”, ka thënë Pack.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.