DYLON

AAK: Anamorava përjetojë rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit qëndror

AAK: Anamorava përjetojë rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit qëndror
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti takim me kryesinë, pas zhvillimeve të fundit në vend. AAK në Gjilan, vlerëson se dorëheqja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si rezultat i ftesës krejtësisht të padrejtë dhe të palogjikshme nga një Gjykatë e cila është krijuar mbi gënjeshtra dhe shpifje, është akti më burrnor dhe më i përgjegjshëm që mund ta bëjë një burrshtetas.

“Konsiderojmë se kjo ftesë ndaj kryeministrit Haradinaj, për të satën herë me u ballafaqua me shpifjet që vinë nga adresa antishqiptare, nuk është e drejtuar veç ndaj Ramush Haradinaj, ndaj familjes Haradinaj, por kanë për qëllim për me dëmtua imazhin e Republikës sonë, imazhin e luftës, dhe të ardhmen e vendit. Haradinaj disa herë e kanë dëshmua se lufta jonë ishte e pastër, dhe disa herë gjykata ndërkombëtare e kanë vërtetua pafajsinë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Haradinaj deklaroi se mandatin ia kthen sovranit, dhe me këtë bëhet e qartë se Kosova shkon në zgjedhje të parakohëshme nacionale.

EkoHigjiena

Andaj, AAK në Gjilan, si asnjëherë më parë është e gatshme që fuqishëm të hy në këtë proces zgjedhor, epilogu i të cilave dihet që tani. Anamorava në përgjithësi, në këtë mandat qeverisës, ka përjetua rikthimin e madh në vëmendjen e pushtetit nacional. Investimet që janë bërë në Anamoravë brenda dy vite, barazohen me investimet e një 17 vjeçari të kaluar. Pra, AAK hyn në garën e re zgjedhore, e përgatitur mirë dhe me vizion të qartë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.