DYLON

A u munduan mediat serbe ta fshehin identitetin e policit shqiptar?

Avatar photo Redaksia

Polici shqiptar nga Presheva Rexhep Arifi ka qenë në vëmendjen e medieve botërore për gjestin e tij me një fëmijë refugjat nga Siria. Gazetari i BBC-së Manveen Rana i pari ka publikuar fotografitë e Arifit me një fëmijë sirian në krahët e tij, transmeton Indeksonline.

Gjatë raportimit mediet serbe vazhdimisht janë munduar të fshehin faktin se Rexhep Arifi është shqiptar, duke u munduar ta përvetësojnë aktin e tij individual, dhe sot është mësuar se polici që mbante fëmijën sirian në krah është shqiptar.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kushëriri i tij Valon Arifi ka thënë për Tanjug se Rexhep Arifi as që ka qenë i vetëdijshëm se fotografitë e tij po përshkojnë rrjetet sociale dhe mediet botërore.

“Ai ka thënë se akti i tij ishte një veprim njerëzor si dhe detyrë e çdo qenie njerëzore”, ka treguar Valoni.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=182510

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.