DYLON

A thua pse ka filluar të përsëritet e kaluara

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – A thua pse ka filluar të përsëritet e kaluara jonë, ajo që kishte ndodhur pas viteve të pavarësisë së Shqipërisë, kur ju shkëputën disa pjesë të territoreve Shqiptare dhe ju aneksuan shteteve tjera.

Bisedimet në Bruksel nuk kanë sjellë rezultate për Republikën e Kosovës, por e kanë favorizuar gjithmonë Serbinë dhe e kanë afruar më pranë BE-së. Projekti i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës është lënë në gjysmë pa përfunduar. Duhet edhe Kosova të shohë të ardhmen e vetë, e jo siç është lënë kështu sikur të ishte një Bosnje e dytë.

EkoHigjiena

Për çdo projekt që është në interes të shqiptarëve hasë në veshë të shurdhër nga bashkësia ndërkombëtare, nga ata që ne po ju shkojmë për peni. Brukseli po na imponon gjithçka, Kosovën e bëri shtet të pavarur multi etnik, me qëllim që gjithë mbeturinat e Ballkanit t`i zbarkoj në Kosovë! Me Kushtetutën që ata e hartuan vetëm e dëmtuan Kosovën, me aprovimin e ligjeve brenda sajë, ku atë që s’munden ta fusin në kushtetutë na imponuan në Bruksel, siç janë Decentralizimi, Themelimi i Komunave të reja Serbe, Fusnota, Mungesa e zbatimit të reciprocitetit me Shqiptaret në shtetet sllave të Ish RFJ-së! Krijimi i Asociacionit apo Zajednica, e drejta e vetos për minoritetin serb, diskriminimin e shqiptarëve si para ligjit, ashtu në punësim, në shkollim, etj.

Na imponuan që luftën ta shndërrojmë në konflikt, na detyruan ti shfajësojmë serbet me imponimet e tyre, prej bankës së viktimave na ulen në bankën e të akuzuarve! Në vend që të dënohen kriminelet e luftës që vranë, masakruan, zhdukën pleq gra dhe fëmijë, akuzohen shqiptaret që ishin të mbështetur për murit.

Republika e Kosovës nga klasa politike e saj, ka mbetur e bllokuar dhe kështu nuk shkon gjatë, populli është si ujë, një ditë do të shpërthej dhe qeveritë në vazhdim që do të vinë s’do të lejojnë që të tjerët të na marrin nëpër këmbë, por do të kërkojnë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Shqiptaret do të kërkojnë një zgjedhje afat gjatë, o të shkojnë bashkë me vendet e Ballkanit në BE., si pako, o t`i bashkohen Shqipërisë. Serbia do na bllokojë rrugën drejt BE-së, dhe zgjidhja e vetme do jetë ribashkimi, BE-ja do dalë hapur me projektin e saj të cilin e ka hartuar Serbia.

Klasa politike vetëm po heshtë, sepse po frikohen nga bashkësia Ndërkombëtare, dhe po thonë duhet të jemi të ngushem ndaj tyre se na kanë çliruar, e po harrojnë këta se sa mijëra djem dhanë jetën për këtë tokë.

Një popull që e harron të kaluarën, është i detyruar të përsërit atë! Një pjesë e harruam të kaluarën, i harruam sakrificat e Popullit Shqiptarë! Populli që ka dëshmorë më së shumti, popull që ende s’po mund të gjejë zgjedhje të duhur e afatgjatë.

Edhe një herë Europa tregojë se shqiptarët janë të dorës së dytë, me rastin e gjykimit në Tribunalin e Hagës të Kryekriminelit serb Sheshelit, të cilin e shpalli të pa fajshëm gjersa Pjesëtarët e UÇK-së dënohen me procese të inkriminuara e të montuara nga ish strukturat e shërbimit sekret serb ! /2L ONLINE/