DYLON

A thu? Merkeli foli vetëm për dialogun e gjykatën?

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka ngjall dyshime në atë se për çka foli Angela Merkel me Isa Mustafën.

Në shkrimin e tij të radhës nuk po beson se në takimin mes kancelarës gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, u fol vetëm për Dialogun dhe Gjykatat.

EkoHigjiena

Ja postimi i plotë

A thu? Merkeli foli vetëm për dialogun e gjykatën?

Nga Jakup Krasniqi

Nuk mund t’i besoj, asaj që na u servirë nga mediat tona, se Kancelarja e vendit më të zhvilluar te Evropës dhe te Botës, Trari kryesor i shtëpisë së njohur më emrin Bashkimi Evropian, Kryeministrit të Kosovës, kryeministrit të vendit më të ri e më të prapambetur ekonomikisht të Evropës, vendit me mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik, si me resurse njerëzore, tokësore e nëntokësore, të mos i fliste për zhvillim e punësim, për rend e ligj, por të përqendrohej vetëm në çështjen e dialogut, kompromisit e Gjykat ës Speciale. Kjo është çështje për mos besim?! Ajo e di se problemi kryesor i Kosovës nuk është dialogu me ata që nuk janë të interesuar për dialog dhe as Gjykata Speciale e cila nuk do t’i përmbush pritjet e disa qytetarëve tanë (siç nuk i kanë përmbushur as pararendësit e saj)?!

Unë besoj që Kancelarja gjermane, edhe në Konferencën për shtyp më shumë e ka mbrojtur interesin e Kosovës, sesa kryeministri ynë, i cili ishte tepër i kompleksuar me bisedimet për Gjykatën Speciale, se me ato komplekse ishte nisur para se të shkonte në Bruksel e në Gjermanin Federale. Ndërsa ai do të duhej të përqendrohej në çështjet më substanciale te vendit për çka dhe e ka marrë përgjegjësinë, për të qeverisur me vendin. Do të duhej të përqendrohej në problemet ekonomike, për investime gjermane në energjetikë, për punësimin e njerëzve të ri, për sigurinë e stabilitetin, për rendin e ligjin, për lëvizjen e lirë dhe diversionin serb (politik e ekonomik) në Kosovë, si rrezikun kryesor të paqes në rajonit tonë.

Kryeministri ynë, në Konferencën për shtyp u përqendruar në tri çështje për të cilat kishte folur në Bruksel, si dialogu, kompromisi ( që është i gatshëm ta bëjë) dhe Gjykata Speciale (kjo do të ishte bërë sikur të varej prej ti dhe partisë se tij). Që të tria këto çështje, për qytetarët e Kosovës nuk janë kurrfarë prioriteti pasi varen kryekreje nga politikat e Beogradit, i cili nuk e ka prioritet normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, mbase as me Bashkimin Evropian. Ata si duket alternativë të parë e kanë Rusinë, por dëshirojnë që të nxjerrin sa më shumë përfitime (ndihma) nga BE-ja. Ata, bisedimet në Bruksel janë duke i shfrytëzuar për t’i shtyrë qeveritarët e Kosovës jo në kompromise, por në komprometim. A ishte pritja nga Kancelarja për duetin nga Kosova, një lloj karremi për ketë?!

Prioritete për Kosovën janë: Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, politikat fiskale, investimet në energjetikë, në miniera e bujqësi, punësimi, arsimi, shëndetësia, lëvizja e lirë e qytetarëve etj. Këto janë çështje më prioritet për qytetarët e vendit që e qeverisin dueti, Mustafa e Thaçi. Por, si duket ata nuk e kanë hallin e Kosovës, prandaj nuk folën për prioritetet e saja, por e kanë hallin e tyre, ku ata po mbesin në gjithë ketë hallakamë?! Prandaj kanë bërë prioritete të tyre: Dialogun e Gjykatën Speciale?! Prandaj këtu i kanë orientuar gjithë energjitë e fuqitë e tyre politike. Gjendja politike, ekonomike e sociale nuk ua lejon ketë komoditet!

Mashtruesit e qytetarëve te Kosovës (në zgjedhje) po mendojnë se e gjithë Bota, e sidomos ajo demokratike i han foret e tyre?!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.