(2L ONLINE) – Thonë një fjalë popullore “Kush ngutet përflliqet!” E kam fjalën për shkollat dhe një shtatorin kur fillon mësimi nëpër shkollat tona, prandaj hezitova ta shkruaj origjinal mu ashtu si e thotë populli atë fjalën popullore që shkrova më lartë.
Unë nuk e di se përse ndodhë kështu por një gjë më ka rënë në sy ndër vite se vetëm një javë, tri ditë, dy e një ditë para se të filloj procesi mësimor fillon të punohet për renovimin dhe aftësimin e enterierit klasor nëpër shkolla! Përse të pritet deri në ditët e fundit? Punohen punë të ndryshme meremetimi e riparimi me lloje të ndryshme materiali që kush e di se çfarë përmbajnë në vete!
Problemi është se këto materiale janë akoma të freskëta në kohen kur fëmijët/nxënësit fillojnë mësimin dhe u duhet me orë të tëra të rrinë në ambientet e shkollës. Dhe ashtu të freskëta siç janë patjetër që edhe lëshojnë aromë të pakëndshme e ndoshta edhe të dëmshme për shëndetin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë!
Ka ndodhur që nxënësit janë ankuar për djegie të syve dhe fytit pasi që kanë qëndruar në klasët që kanë pasur të lyer dyshemenë prej druri me një lloj lënde të lëngshme e që unë dyshoj se mund të mos jetë e dëmshme për shëndet! Dhe, kur dihet se si e shkrova më sipër, bëhet vetëm pak kohë para se të filloj mësimi dhe është akoma lëndë e freskët që kundërmon dhe lëshon materie të pa njohura në ambientet e shkollës!
Është mirë që dikush kompetent të merret me këtë çështje e të mos mbetet vetëm “spekulim” gazetaresk! Tek e fundit punët që bëhen shpejtë, janë jo kualitative dhe shkel e shko! Përse kur ka aq shumë kohë, që nga qershori në shtator!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/