Pronari i Kompanisë A. R. Katana, Muhamet Ajrullahu si shumë herë të tjera i doli në ndihmë boksierit gjilanas, Leotrim Rexhepit për ta zhvilluar ndeshjen me 26 tetor në Valencia të Spanjës.
Vështirë është të trokasësh në derën e kësaj kompanie për të kërkuar ndihmë e pronari Muhamet Ajrullahu të mos të përgjigjet pozitivisht për t’i zgjidhur problemet të cilat i kanë nevojtarët në forma të ndryshme.
Udhëheqësi i kësaj kompanie Muhamet Ajrullahu edhe njëherë po dëshmon se përpos punës cilësore e profesionale që e bënë në këtë kompani ai është edhe njeri humanitar i cili për të shumtën herë ju ka zgjidhë probleme të ndryshme nevojtarëve.
Boksieri Leotrim Rexhepi për herë të shtatë nga kjo kompani ndihmohet i cili pa ndihmën e kësaj kompanie vështirë do të zhvillonte gjashtë meqet profesioniste në ringjet evropiane.
“Nga zemra e falënderoj pronarin Muhamet Ajrullahun i cili më mbështet sa herë që kam pasur nevojë pa ndihmën e tij vështirë se do të ja kisha dalë, kërkesat të cilat i bëjë këtij njeriu humanitar më shtyjnë që edhe më shumë të punoj, gjithmonë me humor dhe me këshilla më prit e më përcjell faliminderit Muhamet Ajrullahu”, ka bërë të ditur boksieri Leotrim Rexhepi.
Pronari i A. R.Katana, Muhamet Ajrullahu si gjithmonë modest, e i cili asnjëherë nuk ekspozohet para mediave për ndihmat humanitare të cilat i bënë, për mbështetjen e boksierit Rexhepi ka theksuar shkurt. “Ne jemi të popullit dhe popullin duhet ndihmuar me mundësitë që i kemi dhe sporti e rinia është vlerë e shtuar e shtetit tonë”.