/2L ONLINE/ – Aleanca Kosova e Re (AKR), në Kamenicë vlerësohet e fortë dhe ajo është edhe në pushtet duke qenë pjesë e bashkëqeverisjes në këtë komunë. Por, në këtë subjekt kanë filluar kohëve ët fundit zhvillime interesante. Ditë, më parë, një prej kryetarëve të nëndegës së AKR-së në Kamenicë, ka kaluar në PDK, ka pas komente interesante për këtë largim, e deri te paralajmërimet e kreut të Degës së AKR-së se mund të ketë ndryshime në përbërjen e drejtorëve.
PDK-ja e Kamenicës ka bërë të ditur se Sherif Thaçi, është anëtar më i ri i saj. Thaçi deri më tani ishte kryetar i nëndegës së AKR-së në fshatin Muciverc. Mësohet se ikja e tij nga AKR, ka të bëjë me pakënaqësitë dhe mosrespektimit te pozitës se tij, emërimi i njerëzve të pakualifikuar nëpër poste te ndryshme dhe shumë pa kënaqësi tē tjera, sipas tij.
Lidhur me këtë ikje, AKR ka ironizuar, bile . Valon Maliqi, zyrtar i kësaj partie, e ka falënderuar Thaçin për angazhimin e deritashëm në AKR, duke thënë se ka pasur telashe me ia sqarua strukturës se cili është ai, për shkak se shumica nuk e kanë njohur.
Në anën tjetër Fatmir Matoshi, kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë, që njëherësh është edhe nënkryetar komune, gjatë një takimi me strukturat e partisë, paralajmëroi ndryshime eventuale në përbërjen e drejtorëve duke thënë se AKR-ja do të fillon takimet me elektoratin dhe qytetarët për të marrë nga ta vërejtjet dhe propozimet për gjysmën tjetër të këtij mandati dhe se pas këtyre takimeve do të ndodhin edhe ndryshimet eventuale në përbërjen e drejtorëve komunal. /2L ONLINE/