DYLON

A po matet performanca apo po mbulohet paaftësia e sistemit?!

A po matet performanca apo po mbulohet paaftësia e sistemit?!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Suzana Demi – Mësimdhënëse

Kur humbim thelbin për shkak të formës. A po matet performanca apo po mbulohet paaftësia e sistemit?!

EkoHigjiena

Në vend që të debatojmë se kush duhet të vlerësojë mësimdhënësit – drejtori apo inspektori – duhet të pyesim si dhe pse po bëhet ky vlerësim. Përvoja na tregon se asnjëra strukturë e as tjetra nuk garanton objektivitet, nëse sistemi që i prodhon ata është i politizuar dhe i brishtë.

Vlerësimi i performancës, në formën që po aplikohet sot, nuk po e ndihmon as mësimdhënësin, as nxënësin, dhe as cilësinë në arsim. Kur një proces matjeje bëhet pa standarde të qarta, pa paanshmëri dhe pa integritet profesional, ai shndërrohet në mjet kontrolli, jo zhvillimi.

Na duhet një qasje e re – me theks në mentorim, mbështetje dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
Vetëm atëherë mund të flasim me të vërtetë për përmirësim në arsim. /2LONLINE/