A po kanë efekt gjobat e trafikut a po jo?! – Vetëm të enjten janë shqiptuar afro 2 mijë e 700 gjoba
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 696 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 63 aksidente trafiku, 22 me lëndime dhe 41 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
