DYLON

A po ju vije rëndë institucioneve ta përmendin sheshin “Agim Ramadani” apo…?!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qahil Halili, qytetar nga Zhegra e Gjilanit, përkatësisht nga Zhegra e heroit Agim Ramadani, i ka ngelur hatri shumë që institucionet komunale, që kur po e paralajmërojnë një ngjarje që do të mbahet në qendër të qytetit, aty ku ndodhet sheshi “Agim Ramadani”, po i referohen kryesisht si “Para teatrit“, në vend se të thonë “Në sheshin Agim Ramadani”. Halili thotë se kjo po ndodh edhe me organizmat tjerë, parti politike a shoqata, por se ai mbetet më i hatëruar në Komunën, përkatësisht në institucionet komunale, për faktin se nga ato edhe është emërtuar ky shesh.

“Besoj ju ka ra të gjithëve në sy se lajmërimet që bëhen nga Komuna e Gjilanit, për çfarëdo ngjarje që mbahet në qendër të qytetit, zakonisht i referohen si ngjarje që do të mbahet para Teatrit të Qytetit dhe kjo vlerësojë është e pafalshme, kur ai vend ka emër, është Sheshi “Agim Ramadani” dhe lajmërimet duhet të bëhen me këtë emërtim”, thotë për Portalin 2L ONLINE, Qahil Halili nga Zhegra e Gjilanit, vendlindje e heroit Agim Ramadani.

EkoHigjiena

Halili shton tutje, se institucionet, por edhe të tjerët, qofshin parti politike apo organizma të tjerë, duhet të reflektojnë tani e tutje, dhe se për çdo organizim që do ta mbajnë në atë vend, në njoftimet që i bëjnë duhet ti referohen si “Te sheshi Agim Ramadani”, sepse ai shesh, ai emër është krenari jo vetëm e Gjilanit por e mbarë trojeve shqiptare. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.