A po bëhet përdorimi i pakontrolluar i trotineteve elektrikë në hapësira publike rrezik real për të gjithë?!
Nga: Ardian Azemi
Përdorimi i pakontrolluar i trotineteve elektrikë në hapësira publike po kthehet çdo ditë e më shumë në rrezik real për qytetarët, jo vetëm për ata që i ngasin, por sidomos për këmbësorët, fëmijët dhe të moshuarit.
Rastet e aksidenteve janë shtuar dukshëm dhe kjo nuk mund të trajtohet si diçka kalimtare. Hapësirat si sheshet dhe zonat me frekuentim të lartë janë menduar për lëvizje të sigurt dhe jo për rrezikim nga mjete që shpesh përdoren pa asnjë rregull apo kontroll.
I bëj thirrje institucioneve komunale që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për:
– Ndalimin e përdorimit të trotineteve në zona të frekuentuara
– Vendosjen e rregullave të qarta dhe të zbatueshme për përdorimin e tyre
– Rritjen e kontrollit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë në hapësirat publike.
Liria e lëvizjes nuk mund të jetë mbi sigurinë e qytetarëve. Koha për veprim është tani sa nuk është ba vonë. /2LONLINE/
