DYLON

A po bashkëpunojnë mbrojtësit e ligjit me shkelësit e ligjit?!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot aty nga ora 10.30, ishim ulur për të pirë kafen e mëngjesit në një objekt hotelier në qytet. Dhe kuptohet si jo duhan pirës po torturoheshim nga tymi i tullug që shkonte nga ata që pinin cigare dhe nuk qanin kaptinën për ligjin mbi duhanin.

Në një moment dikush që ishte ulur aty pranë,u ngrit dhe zuri të fliste me za të lartë-“Hej gjin tash sa më thirri dikush në telefon dhe m’kallxoj se po vinë inspeksioni. Shukni cigaret sa ma shpejtë”.Me të dëgjuar këtë ata që ishin duke pirë cigare filluan të i fiknin. Sakaq në ndihmë u erdhën edhe kamerierët të cilët filluan të pastrojnë tavolinat me makina thithëse dore si dhe larguan mbetjet e cigareve. Dhe thua se kishte një koordinim. Sapo mbaruan me punë kamarierët, wap dhe brenda futen dy civilë,sigurisht inspektorë dhe një polic. Ata sapo u futen filluan të vështronin. Dhe më pastaj njëri nga ta u kthye nga klientela dhe tha-”A hiq se keni kallë a?Kallne kallne! Pastaj njeri nga të pranishmit iu drejtua inspektorëve me fjalët-“A edhe policë keni marrë me veti a?Ndërkaq inspektori ia ktheu -“Nuk ruhet mali pa shumarë”.

EkoHigjiena

Le që ne e kuptuam se ka një lidhje reciproke në relacionin, shkelës ligji-mbrojtësi ligji por u çuditëm se si nuk e ndien erën e keqe të duhanit këta inspektorët që u futen nga jashtë-freskët, brenda! Kur dihet se sidomos në kohë të freskëta-ftohta kur futesh nga jashtë brenda në një ambient ku është pirë duhani, hetohet menjëherë!

Neve na ra puna që të shkojmë ma vonë në një kafeteri tjetër në qytet,e cila njifet si vendi ku duhani shkon fjollë e nuk ja shkoqin cigares aty as edhe njerëzit e strukturave komunale. Dhe u çuditem. S’kishte tym s’kishte as mbeturina duhani as njerëz që pinin cigare. Shikuam njeri tjetrin me habi dhe thirrëm-Aha!Kamarieri na hetoi ku e kishim dhe na tha -“mirë, qeshtu a? Kthjelltë pa tim!Hë q’patet -i thamë-Ju ra ujku a?-“Jo hala jo po veç sa ken në atë kafenenë tjetër afër nesh”.

Dhe e tëra mbaroi me kaq. Nuk shkoi edhe pak kohë, çështje minutash kujtoj dhe edhe këtu erdhi lajmi se mbaroi aksioni. Dhe çka me pa veç sa nuk filloi me reshë shi nga retë që u krijuan nga tymi i duhanit të cigareve që u ndezën nga të pranishmit, me shpejtësinë e një të urituri.

/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/