A na dehidratojnë në të vërtetë kafeja dhe çaji?
Çdo ditë njerëz rreth e rrotull globit pijnë 1.6 miliardë filxhanë kafe dhe dy herë më shumë gota çaj.
Ata kënaqen me shijen dhe faktin se kafeina i zgjon ata. Por kur jemi të nxitur për të pirë gjashtë ose tetë gota ujë në ditë, kjo është zakonisht më e theksuar se pijet si kafeja dhe çaji, nuk llogariten si lëngje të përditshme, sepse në fakt ato janë dehidratuese. Cila është prova?
Edhe pse çaji dhe kafeja përmbajnë shumë substanca të ndryshme, studiuesit më së shumti fokusohen në kafeinë. Edhe pse ka pak kërkime në këtë temë, studimi më i fundit ishte bërë në vitin 1928 me një mostër prej vetëm tre njerëzve. Të tre burrat ishin studiuar përgjatë dy dimrave. Ndonjëherë ata e shihnin të nevojshme për të pirë katër filxhan kafe në ditë; nganjëherë ata pinin kryesisht çaj dhe në raste të tjera ata abstenuan apo pinë ujë. Ndërkohë që vëllimi i urinës së tyre ishte matur rregullisht. Autorët arritën në përfundim se nëse burrat kishin konsumuar ujë, pas një periudhe dy mujore të abstenimit ndaj kafesë dhe çajit, vëllimi i urinës së tyre ishte rritur për 50%, por kur ata pinin rregullisht kafe përsëri dëmtoheshin nga efektet e saj diuretike.
Dozat e mëdha të kafeinës janë të njohura për rritjen e rrjedhjes së gjakut të veshkave dhe pengimit të thithjes së sodiumit që shpjegon se pse ajo mund të veprojë si një diuretik, që ka të bëjë me natriumin që nuk është absorbuar. Por mekanizmi më i saktë është se ende duhet debatuar.
Por kur shikoni në studimet e sasive më realiste të kafeinës, efekti diuretik nuk është aq i qartë. Një rishikim i 10 studimeve nga Lawrence Armstrong nga Universiteti Connecticut ra në përfundim se kafeina është një diuretik i butë, me 12 nga 15 krahasime që tregojnë se njerëzit kishin urinuar të njëjtën sasi, pa marrë parasysh nëse uji që ata pijnë përmbanë kafeinë të shtuar apo jo.
Pra, pse kaq shumë njerëz mendojnë se ata kanë nevojë më shpesh për WC kur ata kanë pirë kafe ose çaj? Siç tregon përmbledhja, studimet u tregojnë njerëzve se mund të ketë kafeinë të pastër të shtuar në ujë, në vend se filxhanët e çajit dhe kafesë që mund ti pini në shtëpi. A ka diçka në lidhje me kombinimin e substancave të përmbajtura në kafe dhe çaj që bëjnë dallimin?
Në një studim të rrallë ku njerëzit nuk pinin asgjë përveç se çaj përgjatë 12 orëve, u vërejt se nuk kishte ndryshime në nivelet hidratuese mes tyre dhe njerëzve që pinin të njëjtën sasi të ujit të vluar. Kur është fjala për konsumin e kafesë, një studim gjeti 41% rritje në urinë, së bashku me një rritje në nxjerrje të natriumit dhe kaliumit. Por këta pjesëmarrës kishin abstenuar nga kafeina para studimit, kështu që kjo nuk na tregon se çfarë do të ndodhte me njerëzit të cilët janë të mësuar të pinë kafe.
Një studim i dytë nuk gjeti asnjë ndryshim në hidratim në mes të atyre që pinin ujë ose kafe, duke na lënë në gjetje kontradiktore. Pastaj erdhi një studim i ri në fillim të këtij viti nga Sophie Killer nga Universiteti i Birminghamit në Mbretëri të Bashkuar, e cila jo vetëm që mati vëllimin e urinës, por testoi gjakun për të parë funksionin e veshkave si dhe llogariti shumën totale të ujit në trup. Burrat në studim pinë katër filxhan kafe në ditë, shumë më shumë se sa mesatarja e një njeriu që pin kafe rregullisht. Por nuk kishte asnjë provë se ata ishin më të dehidratuar se sa ata që pinin ujë. Ky hulumtim është financuar nga Instituti për Informacione Shkencore mbi Kafenë, ku antarët e të cilit ishin prej kompanive të kafesë.
Pra edhe nëse ne mund të vërejmë se kemi nevojë më shumë për WC kur kemi pirë kafe, gabimi është bazuar në konstatimet tona në krahasim me kohën kur nuk kemi pirë asgjë, jo me sasinë e njëjtë të ujit. Nëse zgjedhni një gotë ujë në vend të një filxhani të çajit, ju sigurisht do të shihni të njëjtin efekt.
