A mundet një parti e re politike të ketë sukses?!
/2L ONLINE/ – Arsyet pse disa partitë mbijetojnë për një kohë të gjatë në skenën politike, janë për faktin se ato janë themelua në një kohë, rrethanë historike të jashtëzakonshme për shoqërinë, ato janë themelua për një kauzë shoqërore e cila ka qen një domosdoshmëri e kohës si shembull LDK-ja e cila ishte themelua si rezultat i suprimimit i të gjitha të drejtave të shqiptarëve nga ana e regjimit të Millosheviqit, pastaj partia PDK, e cila ishte themelua si trashëgimtare e UÇK-së.
Partitë të cilat janë themelua në rrethana historike mbijetojnë gjatë në skenën politike, sepse në themelimin e tyre ka marr pjesë një masë shumë e madhe e qytetarëve, këto parti kanë një strukturim dhe shtrirje të gjerë dhe pavarësisht faktit se si qeverisin, prapë mbeten partitë e preferuara të pjesës më të madhe të qytetarëve.
Një parti e re që nuk e kap momentumin historik dhe për cilën nuk ka një rrethanë të kohës e cila do t’ia mundësonte të prodhojë një kauzë të vërtetë, ajo parti nuk mundë të ketë sukses. Kauzat e rrejshme shoqëritë e emancipuara nuk i pranojnë, sepse ato nuk janë të vërteta në substancën e vet, ato kauza nuk kanë për qëllim interesin e qytetarit por se janë ekskluzivisht kauza të individëve apo grupeve të cilat duan dhunshëm të hyjnë në historinë e popullit.
Shpesh skena politike në vend kritikohet se është e korruptuar dhe se partitë politike i shohin vetëm interesat e ngushta dhe të grupeve të caktuara dhe nuk janë të preokupuara fare për jetën e qytetarit, por qytetari prapë se prapë kur vjen koha e votimeve i voton të njëjtat parti. Kjo të bën me kuptua se për parti të reja nuk ka klimë të përshtatshme, ndoshta më mirë do të ishte që sa më shumë individ të cilët posedojnë vlera si intelektuale e profesionale të inkuadrohen në partitë ekzistuese dhe të kontribuojnë brenda partive, të sjellin ndryshime pozitive për shoqërinë.
Partitë politike në Kosovë secila prej tyre kanë nga një kategori të caktuar të votuesve shembull partitë si PDK dhe AAK, votuesit e tyre kryesisht janë klientelistë, këta votues i bashkon interesi personal e grupor, këta votues i votojnë partitë respektive për qëllim të përfitimit të ndo një të mire, favori apo për të ruajtur ndonjë interes personal.
Partia LDK, më herët ka pasur kryesisht një elektorat tradicional i cili ka qenë votues për shkak të bindjeve dhe i cili fuqishëm e ka votua partinë sidomos sa ishte gjallë ish-presidenti Rugova, LDK ishte e para, por me vdekjen e tij në këtë parti pati thyerje dhe këtë parti ende e përcjellin problemet që ndodhën pas vdekjes së presidentit Rugova, megjithatë kjo parti ka arrit të ruaj substancën e elektoratit të sajë.
Lëvizja Vetëvendosje ka një elektorat të ri i cili po tenton të krijojë identitet me kauzat e veta të cilat kauza po kritikohen si të paqena dhe artificiale nga kundërshtarët politik dhe opinioni i gjerë qytetarë. Kjo parti megjithatë ka arrit shumë mirë të strukturohet dhe ka një ndikim të madh tek të rinjtë të cilët edhe për nga natyra kanë një shpirt rebel ku vazhdimisht janë të pakënaqur dhe kërkojnë ndryshime.
Në vend është vënë re se një numër i madh i qytetarëve vazhdimisht po i bojkoton zgjedhjet, ata janë pasiv dhe këtë fakt disa e kanë përkthye në atë mënyrë se këtë votues pasiv do të mundë vetëm një parti krejt e re ta aktivizojë. Votuesin pasiv është vështirë ta vërtetosh lidhur me arsyet që ndikojnë për mos daljen në votim, disa hulumtime kanë gjetur se këta votues e kanë humbur shpresën tek klasa aktuale politike, se mund të sjellin ndryshim pozitiv për ta, pavarësisht se për cilin subjekt politik bëhet fjalë, e te disa një arsye tjetër i bënë të jenë indiferent, se ata e kanë të rregulluar në atë mënyrë jetesën e tyre sa qe nuk ka fare ndikim tek ata se cila parti e udhëheqë vendin, për këtë arsye motivi i tyre me votua është shumë i ulët, për ta është njësojë si votuan si nuk votuan, por pa përjashtuar edhe arsye tjera që mund t’i kenë ata që nuk dalin ditë ne zgjedhjeve për të votuar.
Edhe shumë parti të cilat njëherë nuk e kanë arrit pragun prej pesë për qind , e kanë pas të vështirë dhe të pamundur përsëri të rikthehen në skenën politike, e disa edhe janë shuar.
Partitë e reja, ndonëse do ta ketë shumë të vështirë ta prodhojnë kauzën e vet me të cilën qytetarët do të bashkoheshin rreth saj megjithatë mund të jenë të mirëseardhura, por më se e mirëseardhur do të ishte aktivizmi i të gjithëve pa dallim që edhe subjektet politike të jenë të përgjegjshme dhe të “detyrohen’ të demokratizohen përbrenda dhe të kalojnë në binarë në të cilën interesi kryesor i tyre do të jetë interesi i qytetarit/votuesit. /2L ONLINE/
