DYLON

A mund të vaksinohemi në Ditën e Bajramit të Vogël?- flasin nga Ministria e Shëndetësisë

A mund të vaksinohemi në Ditën e Bajramit të Vogël?- flasin nga Ministria e Shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë të martën më 20 korrik, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

MPB thotë se për këtë vendim është bazuar në ligjin për festat zyrtare.

EkoHigjiena

Infosot.com u interesua të marrë vesh se a do të jetë pushim apo jo edhe për punëtorët e qendrave të vaksinimit ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje telefonike per Infosot.com deklaruan se të gjitha qendrat e vaksinimit ndaj COVID-19 nuk do të punojnë ditën e parë të Bajramit të Vogël.

“Qendrat e vaksinimit ndaj COVID-19, më datë 20.07.2021 do ta kenë pushim, ndërsa nga data 21.07.2021 do të vazhdojnë me vaksinim si cdo ditë tjetër”- deklaruan nga MSH.

BURIMI: infosot.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.