DYLON

A mund ta përshpejtojë dobësimin uji i ngrohtë me limon

Avatar photo Redaksia

Anembanë botës gjithnjë e më shumë njerëz po e aplikojnë ritualin e pirjes së ujit të ngrohtë me limon në mëngjes në lukth të zbrazët. Një numër i madh i tyre e bën këtë vetëm për humbje të peshës, por sa në fakt uji i ngrohtë me limon e përshpejton humbjen e peshës?

“Uji i ngrohtë me limon në vetvete nuk do ta përshpejtojë humbjen e peshës,” deklaroi nutrologia Alissa Rumsey, duke shtuar se “do të ishte mirë të zëvendësohet konsumi i pijeve të tjera me ujë të ngrohtë me limon ose të paktën të zvogëlohet konsumi i tyre, sepse kjo është ajo që në fund të fundit e përshpejton dobësimin.”

EkoHigjiena

Uji, me limon ose jo, i ngrohtë apo i ftohtë, e stimulon punën e metabolizmit. Hidratimi i mirë është një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.

Personat të cilëve nuk u pëlqen shija e ujit të thjeshtë mund ta përmirësojnë shijen e tij duke i shtuar limon. Studimet kanë treguar se uji i ngrohtë me limon mund ta zvogëlojë fryrjen, sepse ai vepron si një diuretik i butë natyror.

Megjithatë, në qoftë se prisni rezultate drastike dhe afatgjata, e keni më mirë të keni kujdes dhe ta zbuloni se çfarë saktësisht është duke e shkaktuar fryrjen tuaj.

Këto janë zakonisht pijet e gazuara, konsumi i tepruar i kripës, alkoolit dhe sheqerit.

Uji i ngrohtë me limon nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në dobësim, por ai do ta përmirësojë funksionimin e metabolizmit, që është pjesë e rëndësishme e arritjes dhe mbajtjes së një peshe të shëndetshme të trupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.