A mund ta dërgojë në zgjedhje Gjilanin, çështja e moszgjedhjes së Kryesuesit të Kuvendit?!
Kuvendi Komunal i Gjilani përveç seancës inauguruese, një seance të thirrur për zgjidhje të Kryesuesit të Kuvendit, e cila më pas u anulua dhe tani ftesës për seancë më 6 janar për të njëjtën çështje, por se akoma nuk ka koalicione të zyrtarizuara, që do të garantonin sigurt zgjedhjen e një Kryesuesi të Kuvendit.
Duket se zgjedhjet nacionale kanë bërë, që të gjitha palët, të presin fundin dhe rezultatin, të kalkulojnë, e më pas të vendosin për rolet e tyre në Kuvend.
Përndryshe, Kuvendi i Gjilani i ka 35 anëtarë, ku sipas rezultatit të zgjedhjeve, Vetëvendosje i ka siguruar 13 ulëse, LDK-ja 10 ulëse, PDK-ja 5 ulëse, AAK-ja 2 të tilla, si dhe nga një ulëse, Vatra, GUXO, BNA, KDTP, LS.
E në lidhje me këtë çështje, për Portalin 2LONLINE, është prononcuar, Kushtrim Kadriu, ish Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, tani anëtar i saj nga “Vatra”.
“Sipas asaj që përcakton ligji, është e qartë se në rast të moszgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit Komunal brenda 30 ditëve nga data e betimit të Asamblesë Komunale, Kuvendi Komunal shpërbëhet dhe shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin Komunal”, thotë Kadriu.
Sipas tij, duke qenë se betimi është bërë më datë 10 dhjetor, si rezultat data 9 janar paraqet ditën e fundit brenda së cilës mund të përmbyllet konstituimi i Kuvendit Komunal.
“Rrjedhimisht, qyteti ynë rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja për Asamblenë Komunale në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Me datë 6 janar është thirrur seanca nga z. Isa Agushi, në cilësinë e delegatit më të vjetër”, ka thënë Kushtrim Kadriu.
Pritet që gjërat mund të qartësohen pas datës 28 dhjetor, përndryshe do të shohim çfarë o të sjellë seanca e 6 janarit. /2LONLINE/
