DYLON

A keni edhe ju problem me W-LAN?

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Zejnullah Jakupi

(2L ONLINE) – Pra të nderuara/ të nderuar, kam rënë në hall me një kokëtul he, edhe në kohët moderne, në kohë të internetit, ka akoma njerëz që nuk din me u kyç në internet dhe mbesin mbas kohe, ose nuk mund të jenë korrent e me i shikue shumë lajme, e informacione të rëndësishme çfarë po ndodh sot nëpër botë.

EkoHigjiena

Ky tutkuni as ketë këngët që po i postoj nuk ka mundësi me dëgjue. Natyrisht vështirë me hy në internet pa patur W-LAN, po nuk e kupton fatziu, mendon se lidhja funksionon me ajër e pa fije kabllore fare. E këtij duhet me ja shpjegue qysh funksionin, si bëhet puna që ai me u lidh me internet.

Së pari, i them duhet me pas W-LAN se pa të nuk mundeni me hy as në internet e me dëgjue këngë si kjo, pra e rregulloni çështjen teknike pastaj vjen qasja. E kjo bëhet vetëm atëherë, i them vetëm kur vjen tekniku me ta rregullu. Nuk bëhet gjë pa të andaj, i them; Bëni njëherë një termin si duhet edhe caktoje ditën kur jeni në shtëpi, pastaj rregullohet.

Vjen “erifi” e nënshkruani kontratën me ofertuesin, aty merreni vesh se për sa kohë duani me qenë abonent. Mos harro ta pyesni për çmimin kur ta përzgjidhni ofertuesin dhe nënshkruane kontratën dhe brenda javës ofertuesi ta cakton një termin e ta sjell teknikun i cili ta lëshon lidhjen.

Me një këngë të bukur (bukurosja Lales) të kënduar nga sllovenët uroj që bashkatdhetari im i prapambetur përfundimisht ta kupton si funksionon lidhja me internet dhe të pajiset me W-LAN, ta rregulloj lidhjen teknike. Suksese! /2L ONLINE/