DYLON

“A ka migrimi alternativë”?

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, – Gjilan, i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë, për sot ka paraparë organizmin e një debati me temë “A ka migrimi alternativë”?

Në këtë debat pritet pjesëmarrja edhe e Dukagjin Gorani e Dardan Velija, Burim Elezi zyrtar për integrime evropiane, Ruzhdi Rashiti zyrtar për kthim dhe përfaqësues e zyrtar tjerë komunal që merren me procesin dhe monitorimin e të kthyerve.

EkoHigjiena

Në debat pritet të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ që merren me këtë sektor, përfaqësues të partive politike dhe zyrtar nga departamenti për integrimet evropiane në Gjilan.

Gjithashtu në debat janë të ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës.

Debati mbahet sot (e premte) duke filluar nga ora 14.00 në Hotelin Kristal në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.