(2L ONLINE) – Si prind i shqetësuar dëshirojë ta ndajë shqetësimin tim me lexuesit, për një ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi mund të jetë përvojë që edhe dikush tjetër e ka përjetuar, pra të jetë ballafaquar me shqetësime të ngjashme dhe së paku ma do të ma dijë mua.
Shkruan Ekrem AVDIJA
Po shkruaj për përjetimet e pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, të datës 20. 09. 2014, linja Prishtinë – Bazel, ku orari i fluturimit ishte 10 e 40 minuta, dhe se qysh në orën 9h të mëngjesit asht bërë “chekin bord”, dhe fluturimi do të duhej të ishte gati për në linjen e lartpërmendur, pasi që të gjithë pasagjeret ishin ne zonën neutrale ku janë në pritje të aeroplanit, por e keqja ndodhi kur pasagjerët është dashtë të presin deri në mbrëmje pas orës 20.h e 30 minuta, për të ndodh fluturimi.
Në mesin e pasagjerëve, ndër tjerash ishte dhe bija ime me bashkëshortin e mbesën Anilen. Unë duke menduar se po nisen në Zvicër, isha kthyer në shtëpi dhe prisja telefonatën konfirmuese se kanë arritur, por se telefonata nga bija ime, me njoftimin se ende nuk janë nisur, më shqetësoi pa masë.
Për më tepër, ajo ishte edhe në emergjencë të Prishtinës për shkak të lëndimeve të mbesës time në aeroport. Pastaj diku në mesnatë arrin aeroplani në Bazel ku me urgjencë mbesa ime prapë është dashtë të kërkojë ndihmën e mjekut.
Si prind, kërkojë nga autoritetet e Kosovës që të kenë kujdesin më të madh ndaj pasagjerëve të cilëve ju duhet të shkojnë në aeroport,e maltretohen me pritje të gjata, ku nga ata pasagjerë ka edhe prej atyre me fëmijë të vegjël, si në rasti ne vajzës time.
Urojë që kjo të mos ndodh me asnjë pasagjerë si dhe të respketohen oraret e fluturimeve për të mos u maltretuar pasagjerët pa fajin e tyre. Mbesës time i uroj shërim të shpejtë. Ne si prind shqetësohemi kur kemi këso raste andaj uroj qe të mos përsëriten. Por njëkohësisht dikush duhet të merr mundin e të kërkojë llogari, e të cilën llogari dikush duhet ta jap.
Me nderime,
Prindi i brengosur, Gjilan